Nga java e ardhshme kthehen temperaturat e larta në vendin tonë

Nga e diela dhe java e ardhshme në Kosovë do të kthehen temperatuat e larta.

Sipas Weather Prishtina, në fundjavë do të jetë mot kryesisht me diell, ndërsa nga e diela më nxehtë.

“Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë vlerave të pranueshme, e me depërtimin e vapës afrikane, mbi rajon do të shtrihen edhe koncentrime të pluhurit saharian, që mund të rrisin vlerat e indeksit edhe në mesatare, e poashtu edhe koncentrimet e ozonit sipërfaqësor mund të shënojnë rritje që shtynë indeksin në vlera mesatare”, thuhet në njoftim.

Ky është parashikimi i motit për ditët e javës së ardhshme:

26.07 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite do të ketë vransira kalimtare, e përreth viseve malore shfaqen mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullima.

27.07 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.

28.07 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 14C deri 19C, e maksimalet shënojnë rritje deri në 31C të dielen, e nga mesi i javës edhe deri në 35C, vende-vende edhe mbi.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugperëndimi 2-9m/s, të mërkurën me hove edhe deri në 13m/s.

Shtypja atmosferike luhatet brenda vlerave normale, me tendencë të rritjes deri ditën e martë.