Nga janari IPK ka rekomanduar suspendimin e 17 policëve

Për 17 zyrtarë policorë dhe një punonjës të stafit të Policisë se Kosovës që nga janari i këtij viti Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin nga detyra zyrtare.

Vetëm gjatë kohës se pandemisë COVID-19 IPK ka rekomanduar që të suspendohen nga puna 10 policë.

Kështu ka bërë te ditur për KALLXO.com IPK, me anë të një përgjigje duke dhënë detaje për suspendimet.

“Inspektorati Policor i Kosovës bazuar në mandatin ligjor gjatë kohës së pandemisë ka dhënë rekomandimin për suspendim për dhjetë (10) zyrtarë policorë kurse nga janari i këtij viti deri më tani IPK ka dhënë rekomandimin për suspendim për gjithsej 18 punonjës të Policisë së Kosovës (17 zyrtarë policorë dhe një punonjës i PK-së nga stafi civil)”, ka thënë IPK në përgjigjen drejtuar KALLXO.com.

Gjithashtu IPK ka thënë se në dy raste hetuesit policor i janë përgjigjur 2 rasteve kur zyrtarët policorë dyshohet se kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat që janë vendosur nga Qeveria për shkak të pandemisë Covid-19.

“Për shkak të komenteve dhe postimeve të ndryshme në rrjete sociale nga IPK-ja është dhënë rekomandimi për suspendimin e një zyrtari policor”, ka thënë tutje IPK për KALLXO.com.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovë, Rashit Qalaj me anë të një vendimi ka ndaluar për të gjithë zyrtarët policor postimet apo komentet të cilat mund të degradojnë imazhin e policisë.

Drejtori Qalaj u ka ndaluar të gjithë zyrtarëve policor të pozitave të ndryshme që të bëjnë postime në lidhje me situatën aktuale për COVID-19 apo edhe për situatën politike në vend.

KALLXO.com ka raportuar për disa raste të suspendimeve të zyrtarëve policor per shkak se të njëjtit kishin komentuar apo postuar në lidhje me situatën aktuale të pandemisë corinavirus si dhe mbi ngjarjet politike.

Gjithashtu policia ka raportuar edhe për suspendimin e Shefit të Njësive Speciale për shkak se i njëjti kishte vepruar kundër masave të vendosura nga ana e qeverisë për parandalimin e pandemisë.

Komandanti i Policisë në Skenderaj ia pa sherrin postimit në Facebook