Foto: Ilustrim

Nga gjashtë raste të dhunës në familje, viktima janë pesë gra

Gjashtë raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit të organeve të rendit.

Policia ka njoftuar se dje në Drenas, Prizren dhe në Mitrovicë, gruaja ka qenë viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti.

Në rastet në Drenas dhe Prizren, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse në rastin në Mitrovicë, burri është liruar në procedurë të rregullt.

E një grua tjetër raportohet të jetë kanosur nga bashkëshorti i saj më datën 22 mars në Mitrovicë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe mbetet të intervistohet i dyshuari pasi nuk është takuar. Rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Në anën tjetër, në Drenas, një grua tjetër ka informuar se është keqtrajtuar psiqikisht nga një grua tjetër.

Në bazë të raportit 24-orësh të Policisë, lidhur me këtë rast nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër i dhunës në familjare është regjistruar në Vushtrri.

Një person është arrestuar pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, sipas Policisë.