Nga fshati Samadrexhë i Vushtrrisë sot u morën mostra për testim

Në fshatin Samadrexhë të Komunës së Vushtrrisë po priten rezultatet edhe për 5 raste tjera të dyshimta me virusin COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, drejtori i Shëndetësisë në këtë Komunë, Sylejman Meholli.

“Deri më tani në fshatin Samadrexhë kemi 1 rast pozitiv, 5 testime kanë dalë negative, ndërsa edhe 5 të tjera priten të testohen, pasi nuk kemi konfirmim zyrtar për rezultate ende”, ka thënë Meholli përmes telefonit.

Me vendim të Ministrisë së Shënetësisë, fshati Samadrexhu u shpallë vatër e përhapjes së COVID-19.

Deri më tani në komunën e Vushtrrisë janë 24 persona që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, 5 janë shëruar dhe një ka vdekur.

Samadrexha shpallet vatër e COVID-19