Foto: Rtv21

Nga e premtja nuk jua kërkojnë testin për COVID-19 kur hyni në Maqedoni të Veriut

Nga dita e premte, 26 qershor, nëse hyni në Maqedoninë e Veriut nuk do të jetë e nevojshme të tregoni test negativ për COVID-19 (PCR) dhe të shkoni në vetizolim 14 ditor.

TV21 nga burime qeveritare mëson se në seancën e sotme Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shfuqizuar këto dy masa që ngjallën shumë reagime, sidomos tek mërgimtarët, të cilët dëshirojnë të vijnë për pushime në vendlindje./21Media