Nga e hëna, zgjatet koha e lirisë së lëvizjes së qytetarëve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se që nga e hëna, në fazën e dytë të lehtësimit të masave, ku ka bërë të ditur se edhe do të zgjatet kohëzgjatja e daljes së qytetarëve.

“Do të vazhdojmë edhe në fazë e dytë me orar të kufizuar, por me një orë shtesë për qytetarët. Çdo qytetari do ti lejohet dalja dy here në ditë nga dy orë sipas shifrës së parafundit në numrin personal, orari do të publikohet paraprakisht nga Ministria e Shëndetësisë”, tha ai.

Në një konferencë për media, Kurti ka njoftuar për bizneset që do të hapen në fazën e dytë të lirimit të masave ndaj COVID-19, duke filluar nga floktaret deri tek galeritë.

“Nga e hëna do të rihapen këto biznese, floktaret dhe sallonet e ondulimit, floktarët, stomatologët dhe fizioterapeutet, tregtaret me pakicë dhe tregu i gjelbër, gastronomia (merre me vete), transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndër urban, qendrat e e thirrjeve telefonike me lista te stafit esencial si dhe hapja e galerive dhe muzeve”, tha Kurti në konferencë për media.

Sipas tij ‘kjo është një test i madh për të gjithë shoqërinë por edhe një sfidë njëkohësisht’

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 945 raste më COVID-19, nga ta janë shëruar 690 persona, ndërsa 226 raste vazhdojnë të jenë aktive.

Bizneset që do të rihapen nga e hëna