Foto: Radiator

Nga e hëna 'Termokos' nis analizimin e radiatorëve në 'Breg të diellit'

Ngrohtorja Termokos ka njoftuar se nga e hëna, 16 maj, do të fillojë analizimi i radiatorëve në lagjen “Bregu i Diellit”.

Në njoftim është thënë se ekipet hulumtuese, që janë të autorizuara nga Komuna e Prishtinës, do të shkojnë në banesat e qytëtarëve për të bërë matje teknike dhe për të analizuar gjendjen e radiatorëve.

“Nga e hëna e ardhshme, respektivisht më 16 maj, ekipet hulumtuese, me uniforma, të autorizuar nga Komuna e Prishtinës, Termokos-i dhe MFK, do të vijnë tek banesat tuaja për të bërë matje teknike dhe për të analizuar gjendjen e radiatorëve në tërë ‘Bregun e diellit’”, është thënë në njoftimin e Termokosit.

Kjo kompani ka kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë me ekipet hulmutuese me qëllim që projekti të ketë të dhëna sa më koncize dhe implementim sa më të shpejtë.

Tutje është njoftuar se një projekt i tillë do të zhvillohet dhe në lagjet tjera.

Foto: Termokos/Facebook