Autobus i Trafikut Urban - Foto: Facebook/ Komuna e Prishtines

Nga e hëna rifillon transporti publik, por qytetarët duhet t’u përmbahen disa rregullave

Nga nesër rifillon transporti publik në Prishtinë.

Megjithatë, transporti do të bëhet sipas disa rregullave.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se këto do të jenë rregullat që do të aplikohen: numri maksimal i udhëtarëve në autobus do të jetë 20, nuk do të lejohen të hynë në autobus udhëtarët që nuk kanë maska, udhëtarët duhet ta kenë vërtetimin që janë në punë te organizata apo kompania që janë të lejuara ose të jenë në orarin e tyre të daljes, sepse do të ketë kontrolle të policisë.