Nga e hëna hiqet tërësisht kufizimi i lëvizjes në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që nga dita e hënë, me 8 qershor në Kosovë të hiqet në tërësi kufizimi i lëvizjes së qytetarëve, për shkak të COVID-19.

Kështu bërë të ditur në një konferencë për media, ministri i ri Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Nga dita e hënë, hiqet edhe masa kufizimi i lëvizjes nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit”, theksoi ministri.

Zemaj ka thënë se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë në këtë fundjavë ka konstatuar situatë të qëndrueshme nga coronavirusi, me rritje të lehtë të rasteve në disa komuna që nuk janë zbatuar rekomandimet.

https://kallxo.com/lajm/covid-19-keto-jane-vendimet-e-reja-te-ministrise-shendetesise/