Nga e hëna fillon puna e gastronomisë dhe qendrave tregtare

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka njoftuar se nga takimi i sotëm mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kryetarëve të komunave të Kosovës, u tha se nga 19 prill duhen masa të reja për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID 19.

Sipas një komunikate të MAPL-së, kanë bërë grupe punuese me përfaqësuesit e gastronomëve për të punuar rreth qasjes dhe punës së sektorit të gastronomisë në të ardhmen dhe aktiviteti i tyre do të rifillojë nga data 19 prill 2021 duke respektuar në përpikëri masat për mbrojtjen e shëndetit publik

“Duhet ta kemi të qartë se situata në institucionet shëndetësore është mjaft alarmante sepse këto institucione janë të stërngarkuara më pacientë të infektuar më COVID 19 dhe hapësira e këtyre institucioneve afër limiteve.  Masat e ndërmarra përfundojnë me 18 prill 2021 dhe me 19 prill duhen masa të reja për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID 19. Është shumë e rëndësishme që sot të diskutojmë bashkërisht që masat që do të hyjnë në fuqi të koordinohen së bashku me nivelin lokal dhe propozimet e juaja si kryetarë dhe përfaqësues të komunave janë shumë të rëndësishme”, thuhet në postimin e tyre të publikuar në rrjetin social “Facebook”.

Sipas tyre, prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë është furnizimi me vaksina anti-COVID.

“Në anën tjetër kemi bërë grupe punuese me përfaqësuesit e gastronomeve për të punuar rreth qasjes dhe punës së sektorit të gastronomisë në të ardhmen dhe aktiviteti i tyre do të rifillojë nga data 19 prill 2021 duke respektuar në përpikëri masat për mbrojtjen e shëndetit publik. Si përfundim duhet theksohet se Republika e Kosovës i ka masat më liberale duke i krahasuar ato me masat e vendeve të rajonit dhe Evropës”, vijon tutje komunikata.