Nga dy raste me COVID-19 në komunat e Leposaviqit dhe Kamenicës

Instituti Kombëtar  i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar se 26 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar të enjten, ndërsa 8 të tjerë janë shëruar.

Sipas këtij njoftimi, dy raste janë nga komuna e Leposaviqit, ku sipas vendbanimit një është në Leposaviq dhe një tjetër në fshatin Graniçan; ndërsa dy të tjera janë në komunën e Kamenicës, sipas vendbaniimit një është në fshatin Hodonovc dhe një tjetër në qytet.

Numri i të infektuarve në Leposaviq ka arritur në 7, kurse në komunën e Kamenicës në 25.