Foto: ANP

Nga dhjetori linjë e re ajrore qё lidhë Kosovёn me Kroacinë

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se është shtuar linja më e re  që lidh Kosovën me Kroacinë, Zagreb – Prishtinë – Zagreb.

Sipas njoftimit, kjo linjë do të fillojë nga data 13 dhjetor 2021 çdo të hënë, të mërkurë dhe të shtune me nisje nga Zagrebi për në Prishtinë në ora 12:15 dhe nga Prishtina në Zagreb nga ora 14:10.

“Operatoret ajror Fly Reiseburo Prishtina, Air Munich dhe Mysky, tashmë, kanë publikuar këto fluturime në sistemet e tyre për shitjen e biletave. Këto fluturime do të operohen nga kompanitë ajrore Croatia Airlines, Trade Air dhe My Wings”, thuhet në njoftimin e ANP-së.