Nga Bota, zhvillimet e fundit nga Ukraina

RUSI

Rusia ka paralajmëruar se vendosja e sanksioneve ndaj Presidentit Vladimir Putin personalisht nuk do ta dëmtonte atë, por do të ishte “politikisht shkatërruese”, pasi Presidenti amerikan Joe Biden tha se do ta konsideronte një veprim të tillë në rast se Rusia e pushton Ukrainën. Rusia mbajti stërvitje ushtarake dhe vendosi më shumë forca dhe avionë luftarakë në Bjellorusi për stërvitje në muajin e ardhshëm, ndërkohë që zyrtarët përgatiteshin të ulen për bisedime katërpalëshe në Paris mbi konfliktin në Ukrainën lindore.

KORE E VERIUT

Interneti i Koresë së Veriut duket se është goditur nga një valë e dytë ndërprerjesh brenda po aq javësh, të shkaktuara ndoshta nga një sulm i shpërndarë i mohimit të shërbimit, thanë studiuesit. Incidenti i fundit erdhi një ditë pasi Koreja e Veriut kreu testin e pestë të raketave këtë muaj.

BRITANI E MADHE

Kryeministri britanik Boris Johnson duhet ta ndryshojë kulturën e Downing Street pas një sërë zbulimesh se stafii tij festoi ndërkohë që njerëzit e zakonshëm po përballeshin me bllokadat si rezultat i COVID-19, tha Sekretarja e Jashtme Liz Truss. Johnson është i përgatitur për publikimin e një hetimi zyrtar mbi pretendimet e shumë ahengjeve të dehura.

TONGA

Ndihma humanitare për Tongën po rritet pasi aeroporti në këtë vend u pastrua nga hiri, duke e bërë të sigurt uljen e avionëve, tha Kryqi i Kuq, disa ditë pasi një shpërthim vullkanik dhe cunami pastaj shkatërroi arkipelagun e Paqësorit Jugor.

SIRI

Frika po rritet edhe më shumë për qindra fëmijë në një burg sirian të pushtuar nga të burgosurit e Shtetit Islamik, pas gjashtë ditësh përleshje me luftëtarët e udhëhequr nga kurdët që kërkojnë ta rimarrin kontrollin e ndërtesës. “Çdo ditë është me shumë rëndësi. Është shumë e vështirë të imagjinohet se çfarë mizorish po dëshmojnë këta fëmijë”, i tha Reuters Juliette Touma, drejtuese rajonale e avokimit dhe komunikimit në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut të UNICEF-it.

ShBA

Varianti Omicron duket se po rezulton një variant COVID-19 më pak të ashpër sesa është parë gjatë periudhave të mëparshme të transmetimit të lartë të koronavirusit, duke përfshirë valën Delta, me qëndrime më periudha më të shkurtëra të hospitalizimit, më pak nevojë për kujdes intensiv dhe më pak vdekje, sipas një studimi ameriakn. Megjithatë, varianti Omicron ka rezultuar me një numër rekord të infeksioneve dhe hospitalizimeve, duke e vështirësuar edhe më tej sistemin e kujdesit shëndetësor në ShBA./Reuters