Nga bisedat e parkut, në parti: Albin Kurti merr në VV një studiues të letërsisë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar për anëtarësimin më të ri.

“Është 34 vjeçar, por nuk bën t’ia fshehim ditëlindjen se e ka me 28 nëntor. Flamur Maloku u anëtarësua sot në VETËVENDOSJE!. Diskutimet me të në parkun e qytetit gjithnjë më vonojnë për takimet e radhës, sepse zgjatemi me ëndje në qëmtime e përsiatje”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai ka treguar edhe biografinë e anëtarët më të ri të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Studimet themelore (me notë mesatare 9.96) Flamuri i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Filologjisë, Degën e Letërsisë Shqipe, në të cilën i përfundoi edhe studimet postdiplomike (me notë mesatare 9.97). Ka përfunduar edhe studimet e doktoratës në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë (me notë mesatare 9.96)”, thuhet tutje në njoftimin e Kurtit.

Ky është postimi i plotë:

Është 34 vjeçar, por nuk bën t'ia fshehim ditëlindjen se e ka me 28 nëntor. Flamur Maloku u anëtarësua sot në…

Publiée par Albin Kurti sur Lundi 19 août 2019

www.kallxo.com