Një mjek duke kontrolluar grafinë e mushkërisë së një pacienti në QSUT. Foto> Gent Shkullaku/ LSA

Nga 71 pacientët me COVID-19 të shtrirë në spitale, 4 në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar (ShSKUK) ka njoftuar se 71 pacientë janë duke u trajtuar në spitalet e Kosovës.

Nga 71 pacientët, 32 janë duke u trajtuar me oksigjen ndërsa katër të tjerë janë në mjekim intensiv dhe në gjendje të rënduar shëndetësore.

ShSKUK ka njoftuar se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar nëntë pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë 28 pacientë post- COVID-19, në mjekim intensiv në Klinikën Infektive 3 pacientë.

Në anën tjetër të dhëna janë dhënë edhe për spitalet e përgjithshme nëpër qytetet e Kosovës. Në Spitalin e Prizrenit janë duke u trajtuar tre pacientë, në Spitalin e Gjakovës gjashtë pacientë, në Spitalin e Gjilani shtatë pacientë, në Spitalin e Mitrovicës gjashtë pacientë dhe në Spitalin e Ferizajt nëntë pacientë.