Prishtina

Nga 66 rastet në kryeqytet, 45 janë shëruar nga COVID-19

Vetëm 21 raste aktive me COVID-19 janë në Prishtinë.

Kështu ka njoftuar kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti.

“Nga 66 raste pozitive në Prishtinë, 45 janë shëruar plotësisht, që do të thotë se kemi 21 raste aktive. Numra të ri nuk kemi që tre ditë që do të thotë ae po shkojmë drejt mposhtjes së virusit”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ai tha se këto ditë është lajm i mirë që ka reshje shiu për të akumuluar ujë në liqenet, Badovc e Batllavë që kanë pasur rënie të madhe të ujit për shkak të thatësisë.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Mirëmëngjes Prishtinë???

Nga 66 raste pozitive në Prishtinë, 45 janë shëruar plotësisht, që do të thotë se kemi 21 raste aktive. Numra të ri nuk kemi që tre ditë që do të thotë ae po shkojmë drejt mposhtjes së virusit.

Sot, po ashtu super lajm është shiu duke marr parasysh që kemi rënie të Badovcit e Batllaves. Të rreshurat në javën e parë të majit janë shumë të rëndësishmepër akumulimet.

Në përgjithësi vikend i bukur përkundër restriksioneve. Me diciplinën tonë të shërohemi plotësisht.

#rriNshpi