Prishtina

Nga 58 testime, vetëm një pozitiv me COVID-19 në komunën e Prishtinës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot nga 200 mostra të marra nga Klinike Infektive, janë konfirmuar 14 raste të reja me virusin COVID-19.

Ndërsa kryetari i Prishtinës,  Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se sot nga 58 mostra të marra nga komuna e Prishtinës, vetëm një ka dalë pozitiv.

“Nga 58 teste në Prishtinë, 1 rast i ri.Me ju tregu të drejtën, ishim në ankth se do të jetë numër më i madh, për shkak të rasteve dje. Tani natyrisht vetëizolim për të testuarit deri ta kalojnë edhe periudhën e inkubimit.Shpresojmë ta ndalim përhapjen e rasteve dje jo veç në Prishtinë por në krejt Kosovën. Virusin ende nuk e kemi mund përfundimisht”, ka shkruar Ahmeti në ‘Facebook’.

Ndërsa në total numri i të prekurve në Kosovë me COVID-19 ka arritur në 884, 28 kanë vdekur kurse 655 janë shëruar.