COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Nga 398 testime konfirmohet një rast i ri me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga 398 testime, një qytetar ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sipas MSh-së, sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225,013.

Në total numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovë është 157.

Sa i përket vaksinimit, bëhet e ditur se 24 orët e fundit janë dhënë 14 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.480 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.844 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

“Deri më sot janë dhënë 102.570 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.