Nga 346 testime, 49 raste pozitive me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 49 raste pozitive me COVID-19.

Kështu njoftoi ministria e Shëndetësisë të shtunën.

Sipas të dhënëve, 25 pacientë janë shëruar ndërsa janë dhënë vetëm 66 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ky është njoftimi i plotë:

25 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 66 doza të vaksinës kundër COVID-19
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.399 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 103.144 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 346 testime, 49 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.369.
Në total numri i rasteve aktive është 213.