Ministri i MTI-së Vesel Krasniqi në mbledhjen e qeverisë më 23 nëntor 2020 - Foto: KALLXO.com

Nga 2019-ta, 35 kompani aplikuan për statusin e invesitorit strategjik në Kosovë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi në mbledhjen e sotme të qeverisë ka paraqitur gjendjen dhe kërkesat e investitorëve strategjik të cilët synojnë ta marrin statusin e investitorit strategjik në Kosovë.

Ai i bëri të ditura disa prej rasteve, lidhur me Raportin mbi Implementimin e Ligjit për Investime Strategjike.

“Shumica prej operatorëve ekonomik, kanë aplikuar në këto fusha: energji me infrastrukturë dhe miniera, transport dhe telekomunikacion, turizëm, industri përpunuese, bujqësi dhe industri ushqimore, shëndetësi, parqe industriale dhe teknologjike, administrim i ujërave të zeza dhe mbeturinave”, tha ai.

Sipas ministrit, deri më tani kanë aplikuar 35 subjekte të interesuara për të marrë statusin e investitorit strategjik në vend.

“Pas udhëzimit administrativ ka hyrë në fuqi ky ligj dhe ky udhëzim me datë 14.01.2019. Nga hyrja në fuqi, deri më tani kanë aplikuar 35 subjekte të interesuara për të marrë statusin e investitorit strategjik, 21 aplikime janë në fushën e sektorit të energjisë me infrastrukturë dhe miniera, 7 janë aplikime në fushën e sektorit të turizmit, 1 aplikim është në sektorin e transportit dhe telekomunikacionit, 1 aplikim në sektorin e shëndetësisë dhe 5 aplikime janë në sektorin e bujqësisë dhe industri ushqimore”, theksoi ai.

Ministri tha se një rast, subjekti aplikues Kelkos Energy në sektorin e enrgjisë së ripërtritshme ka kompletuar dokumentacionin e nevojshëm por që pas protestave dhe kundërshtimeve në Pejë nga qytetaret, është pezulluar projekti.