ILUSTRIM

Nga 2015-ta prodhimet bujqësore u rriten 6.5%

Nga viti 2015, prodhimet bimore dhe ato blegtorale kanë shënuar rritje të përgjithshme të çmimeve 6.5%.

Agjencia e Statistikave të Kosovës – ASK, tregon se çmimet e prodhimeve bimore u liruan në 2019-ën për dallim nga ato blegtorale që shënuan rritje

“Në vitin 2019 indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore ka rënie për – 0.2%, krahasuar me vitin  2018. Indeksi i çmimeve prodhimeve blegtorale ka rritje rënie për 3.2 % në vitin 2019 – krahasuar me vitin 2018. Indeksi total i çmimeve të prodhimeve bujqësore ka rritje për 1.7 % për këtë periudhë”, njofton ASK.

Në raport me vitin 2015, çmimet e përgjithshme e prodhimeve bujqësore kanë shënuar rritje 6.5 përqind

“Në vitin 2019 indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 7.7 %, krahasuar me vitin 2015. Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 5.7 % në vitin 2019 – krahasuar me vitin 2015. Indeksi vjetor total i prodhimeve bujqësore ka rritje për 6.5 % në vitin 2019 krahasuar me vitin 2015”, bën të ditur ASK.

Këto të dhëna Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i bëri të ditura me publikimin e raportit “Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi, 2015 – 2019”.

Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma, dhe vendet tjera ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.

ASK tregon se prodhimet të cilat krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe blegtorale.

Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe; drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë.

Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorin dhe prodhimet blegtorale.

Në kuadër të blegtorisë çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve; gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në euro dhe njësitë matëse janë në kg, litër dhe copë.