Prishtina

Nga 13 rastet e konfirmuara sot, 7 prej tyre në Prishtinë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se sot në Kosovë janë shënuar 13 raste të reja me coronavirusin e ri, si dhe janë shëruar katër pacientë.

Nga 13 raste, 7 prej tyre janë nga komuna e Prishtinës. Këtë e ka bërë të ditur kryetari Shpend Ahmeti, përmes një postimit në ‘Facebook’.

“Nga 13 raste të reja sot në Kosovë, shtatë në Prishtinë. 6 prej tyre, familjarë të një rasti të djeshëm. Ju lutemi kujdes këto ditë. Së paku maskat janë mbrojtja minimale që duhet të praktikojmë. Vazhdojmë drejt rihapjes së plotë me kujdes”, ka shkruar Ahmeti.

Sipas Institutit, sot janë testuar gjithsej 193 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe  gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Rezultatet e 193 mostrave për COVID-19 në Kosovë