Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nga 12 shtatori fillon vaksinimi anti- COVID-19 edhe të dielave

Nga 12 shtatori do të fillojë vaksinimi edhe të dielave.

Kështu ka njoftuar sot ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media.

Në konferencë po ashtu është bërë e ditur se nga kontrata që Kosova ka me kompaninë “Pfizer”, çdo javë vijnë nga 55,000 vaksina.

Sipas ministrit deri në fund të muajit do t’i kemi rreth 930,000 vaksina.

Po ashtu ministri paralajmëroi se nga fillimi i javës së ardhshme pritet të vijnë edhe 465,000 vaksina “Pfizer” nga ShBA-ja dhe 150.000 vaksina “Astra Zeneca” nga Gjermania.