Nga 1 qershori lejohen vizitat familjare në burgje

Vizitat familjare në burgje do të fillojnë nga 1 qershori sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Sipas ShKK-së, vizitat do të lejohen vetëm nga dy anëtarë të ngushtë të familjes së të burgosurit.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga data, 01 qershor 2020, do të fillojë me hapin e radhës të lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj Pandemisë Covid 19.  Gjatë vizitës së tyre, secili vizitor është i obliguar të dezinfektohet në hyrje  të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete duhet të ketë maskë dhe dorëza mbrojtëse. Si masë lehtësuese, do  të fillojmë me pranimin e vetëm dy  (2) anëtarëve të ngushte të familjes dhe gradualisht do të rrisim edhe numrin e vizitorëve. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.