Foto: BIRN

Nga 1 prilli, Kosova eksportoi në Serbi vetëm mana, manaferra dhe qymyr

Që nga 1 prilli, Kosova eksportoi në Serbi vetëm mana, manaferra dhe qymyr

Që nga 1 prilli, kur Kosova hoqi tarifën 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake dhe vendosi reciprocitetin, Kosova në Serbi ka eksportuar mallra në vlerë 700 mijë euro, ndërsa ka importuar mallra në vlerë 12.4 milionë euro.

Kështu ka bërë të ditur Dogana e Kosovës.

Sipas Doganës, pjesën më të madhe të eksportit të Kosovës drejt Serbisë e zënë manat, manaferrat e buta dhe qymyr.

Ndërsa, mallrat më të importuara nga Serbia janë gruri, misri për farë, mielli prej gruri të zakonshëm, ushqime për kafshë, preparate jorefrakatare sipërfaqësore për fasada, mure të brendshme, dysheme, tavane, spango lidhëse apo ambalazhuese, kontejnerë prej alumini me kapacitet më pak se 50 litra, pllaka, fleta, filma prej plastike, celularë, kuti, kasat senduiqët dhe artikuj të ngjashëm të plastikës, paleta të tjera prej druri si dhe tuba me skesion katror ose trekëndësh.