Komuna e Prishtines, Foto: Atdhe Mulla.

Nga 1 maji fillon gjobitja ndaj shpërndarësve të broshurave apo fletushkave në Prishtinë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se që nga 1 maji i këtij viti do të bëhet shqiptimi i gjobave për hedhjen e fletushkave apo broshurave nëpër rrugë, vetura apo hyrje kolektive.

Përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook, i pari i kryeqytetit ka njoftuar se ndalohet shpërndarja e broshurave apo fletushkave nga të gjitha kompanitë.

“Njoftojmë të gjitha subjektet ekonomike të cilat bëjnë shpërndarje të broshurave/fletushkave se në bazë të Udhëzimit Administrativ nr.06/2018 për Ndëshkimin me Gjoba Mandatore, se hedhja e broshurave dhe fletushkave jashtë vendeve të përcaktuara nga Komuna është e ndaluar dhe shqiptohet dënimi prej 90.00 Euro”, ka shkruar Ahmeti.

Këto gjoba do t’u ndahen të gjitha atyre që e shkelin këtë udhëzim administrativ, thekson tutje Ahmeti.

“Me qëllim të ruajtjes së ambientit nga broshurat që shfaqen në çdo rrugë, veturë, hymje kolektive etj, që nga 1 Maji, Drejtoria e Inspekcionit do të shqiptojë gjoba për çdo operator që ka shpërnda fletushka/broshura në vende që nuk janë caktuar nga komuna. Gjoba mund të duket e vogël por shqiptimi i shpeshtë dhe për çdo vend është shpenzim i lartë”, përfundon ai.

Shpend Ahmeti në Facebook