Foto: Ilustrim

Nezir Mehmetaj arrestohet në Serbi me kërkesë të Prokurorisë për krime lufte

 

Nezir Mehmetaj nga fshati Rudnicë e Komunës së Klinës është arrestuar pikëkalimin kufitar në Merdarë nga autoritet e Serbisë.

Mehmetaj siç ka bërë të ditur Prokuroria për Krime Lufte e Beogradit është arrestuar dhe të njëtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, raportojnë mediat në Serbi.

Mehmetaj i cili jeton në Zvicër ishte duke u kthyer nga Serbia për në Kosovë, pasi atje raportohet se kishte shkuar më nënën e tij për shërimin e saj.

Lidhur me arrestimin e Mehmetajt, ka reaguar ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, i cili ka kërkuar lirimin e tij të menjhershëm.

Pacolli ka thënë se zyra e ndërlidhjes në Beograd është aktive dhe do të marrë të gjitha masat e duhura për të siguruar lirimin e Mehmetajt.

“Serbia nuk mund të pengojë më pafund lëvizjen e lirë të njerëzve dhe menjëherë të ndalojë me përndjekjet politike. Kjo është në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit dhe Brukseli, nga ana tjetër, duhet të marrë masa urgjente për të parandaluar veprimet e Beogradit kundër qytetareve të Kosovës dhe për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve”, thuhet në reagimin e Pacollit.

Mërgimtari arrestohet në Serbi, reagon Pacolli

.