Nexhat Krasniqi. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nexhat Krasniqi flet për krokodilë në lumin Mirusha

Ish-kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Malishevës, Nexhat Krasniqi, duke folur për problemet aktuale të të kësaj komune, ka përmendur Lumin Mirusha. Sipas Krasniqit, kryetari aktual, Ragip Begaj ia ka marrë atij një ide.

“Gjatë kohës kur kam kandidu unë e kam pas një premtim 8 milionë eurosh për ndërtimin dhe rregullimin të Lumit Mirusha, ai plan ideor që ka pas me përfundu brenda tri vite, kryetari e ka dëgju prej meje dhe e ka nis nga Banja dhe ka mbet aty”, tha ai në emisionin “Jeta në Komunë”.

Tutje Krasniqi tha se ky lum ka edhe krokodilë.

“Lumi Mirusha është në gjendje të mjerueshme aktualisht saqë e pash një postim sot thanë, krokodilët në Lumin Mirusha, nëse shkojmë e shikojmë aty, në dy anët e lumit është e mjerueshme”, shton ai.

Sonte në serinë e debateve “Jeta në Komunë” është i ftuar kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Begaj përballë Jeta Xharrës, asamblistëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, do të ballafaqohet me premtimet e vitit 2017.

Begaj do të flas për politizimin e arsimit në këtë komunë, drejtorët e shkollave me aktakuza, problemet me ujësjellës e kanalizim si dhe gurëthyesit që operojnë në këtë komunë.

Të ftuar në studio janë: Alban Krasniqi asamblist nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Mazreku nga PDK, Nexhat Krasniqi, ish-kandidat për kryetar të komunës dhe Bukurije Rrustemi, aktiviste.

Ndërsa në ZOOM merr pjesë Flutura Zymi, aktiviste e shoqërisë civile.

.