Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

New York Times: Në vendin e dominuar nga ish-komandantët, gratë e Kosovës gjejnë forcën e tyre në kutitë e votimit

Gazeta prestigjioze amerikane, The New York Times, e ka publikuar një artikull të gjatë për gratë kosovare të cilat janë pjesë e politikës. Ky artikull flet po ashtu edhe për historitë e tyre nga lufta e fundit e zhvilluar në Kosovë si dhe një hapësirë të madhe ua kushton edhe grave të cilat kanë fituar ulëse në Parlamentin e Kosovës nga votat e qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021.

Gratë po fitojnë përfaqësim më të madh politik në Kosovë, duke i rritur shpresat për më shumë barazi në një vend që ende jeton me shenjat e luftës kundër sundimit serb në vitet 1990.

Pa iu dridhur fare qerpiku, Saranda Bogujevci hedh sytë në një grumbull vrimash nga plumbat të shkrepur në murin e kopshtit të saj nga një masakër dy dekada më parë e cila zhduki pjesën më të madhe të familjes së saj si dhe i futi 16 fishekë në trupin e saj.

Ajo thotë se mendja e saj kishte fshirë kujtimet vizuale të masakrës nga Shkorpionët, një njësi paraushtarake serbe. Megjithatë, shton ajo, “ende mund ta nuhas tokën të përzier me erën e gjakut”.

Përkundër të gjithave, zonja Bogujevci i mbijetoi masakrës  – dhe u la për e vdekur në një pirg trupash në kopshtin e fqinjit të saj – dhe vendosmëria e saj për të dalë dëshmitare kundër burrave që vranë nënën e saj, gjyshen, dy vëllezërit dhe katër të afërm të tjerë e kanë bërë atë një simbol të guximit të pazakontë në Kosovë, një tokë akoma të dëmtuar nga traumat e luftës në vitet 1990.

Mirëpo, zonja Bogujevci, 35 vjeçare, është shumë më tepër se një simbol. Ajo është pjesë e një vale të vështirë të grave që janë përzgjedhur në Parlamentin e Kosovës, i cili shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008, porse akoma mbetet një nga vendet më të varfra në Evropë. Kur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit u bënë publike përfundimisht të enjten në kryeqytetin, Prishtinë, ato treguan se gratë kishin fituar më shumë vende në Parlament, më shumë se asnjëherë më parë – gati 40 për qind e deputetëve të përgjithshëm prej 120 sosh.

Kjo rritje reflekton pakënaqësinë në rritje me korrupsionin endemik dhe me metodat ngacmuese të një rregulli të pasluftës të dominuar nga veteranët burra të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tanimë një forcë guerile e shpërbërë e cila luftoi me Serbinë dhe hapi rrugën për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Këto gra të zgjedhura i kanë bindur votuesit e tyre se mund t’i rezistojnë Serbisë, e cila ka refuzuar ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe gjithashtu të përballet me korrupsionin, kriminalitetin dhe qeverisjen e dobët që i rrënoi shpresat e mëdha që pasoi fundin e sundimit serb.

Nazlie Bala, aktiviste e grave që ishte ndihmëse e UÇK-së gjatë luftës, deklaroi se forca dhe vendosmëria e zonjës Bogujevci e kishin bërë atë një emblemë e përvojave të hidhura dhe shpresave të Kosovës: “Ajo është një e mbijetuar. Ajo është e fortë si guri. Ajo është e vërteta jonë. ”

Ndërsa Saranda Bogujevci zë vendin e saj në legjislaturën e re, e cila do të zgjedhë presidentin e Kosovës, ajo do të dëshironte që ajo punë, pozita më e lartë e vendit, të shkojë te një grua tjetër dhe te një e mbijetuar tjetër e kohës së luftës, Vjosa Osmani, 38-vjeçare.

Zonja Osmani – e cila është ushtruese e detyrës së presidentes që nga nëntori, kur presidenti i atëhershëm u arrestua me akuza për krime lufte – pritet të zgjidhet plotësisht në ditët në vijim.

Vjosa Osmani garoi në zgjedhje në të njëjtën listë sikurse Saranda Bogujevci, dhe fitoi më shumë vota se çdo kandidat tjetër – dhe gjithashtu më shumë vota se kushdo tjetër që kur Kosova ka filluar të mbajë zgjedhje dy dekada më parë.

Apeli i saj është veçanërisht e fortë midis të rinjve dhe grave, më shumë se 60 për qind e të cilave, sipas rezultateve të votimit, votuan për një listë kandidatësh që ajo i priu së bashku me Albin Kurtin, një kampion i kamotshëm i kauzave progresive.

Kur zonja Osmani iku si vajzë e re me prindërit e saj nga shtëpia e tyre në veri të Kosovës në vitin 1999 për t’i shpëtuar masakrave ndaj shqiptarëve etnikë, ata u ndaluan në rrugë nga ushtarët serbë të cilët kërcënuan të vrisnin babanë e saj. Asaj iu fut tyta e automatikut në gojë në momentin kur ajo protestoi.

Trauma të tilla, tha ajo, “ka prekur çdo familje në Kosovë” dhe janë ndihmesë në shpjegimin e frustrimit dhe zhgënjimit të publikut për progresin pengues në Kosovën e pasluftës.

Performanca e saj gjatë fushatës zgjedhore, thotë znj. Osmani në një intervistë, tregon se “Kosova nuk është vetëm e gatshme për një presidente femër, por edhe ka votuar për një të tillë”, pavarësisht mizogjinisë së ngulitur si dhe një “mentaliteti patriarkal të ndërtuar me shekuj”.

Zonja Osmani mori një rol udhëheqës në muajin nëntor kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dha dorëheqjen dhe më pas u arrestua për t’u përballur me akuza për krime lufte në një gjykatë në Holandë. Ajo mori detyrën e presidentit për shkak të pozitës së saj si kryetare e Parlamentit.

Si kryetare e Parlamentit të Kosovës, zonja Osmani fyhej dhe kërcënohej rregullisht nga rivalët e saj të gjinisë mashkullore. Kur ajo ia ndaloi mikrofonin një deputeti të padisiplinuar vitin e kaluar, ai u vërsul në drejtim të saj, duke ulëritur me sharje ndaj saj. Një video e këtij incidenti qarkulloi në internet, duke i bindur madje edhe më skeptikët se zonja Osmani, eksperte në të drejtën ndërkombëtare dhe ish-profesoreshë në Universitetin e Pittsburgh, mund ta përballonte këtë incident dhe të sillte ndryshime të vërteta.

“Kjo më bëri të kuptoj se patëm një shans, se ajo nuk ka si qëllim të bëjë pazare për pushtet dhe se ajo do të ngrejë zërin e saj për veten dhe të për gjithë ne,” tha Elife Krasniqi, antropologe kosovare që hulumton lëvizjet e grave në Ballkan në Universitetin e Graz në Austri.

Rivali i saj që dëshiron të bëhet president, Ramush Haradinaj, komandant i UÇK-së gjatë kohës së luftës si dhe një ish-truproje i klubeve të natës, deklaroi gjatë fushatës elektorale se Serbia do të ngazëllehej nëse zonja Osmani do të zgjidhej presidente sepse ajo ka frikë nga një udhëheqës i fortë mashkull si ai, duke preferuar një “grua të dobët”.

Një bashkëpunëtor i z. Haradinaj e përqeshi zonjën Osmani me fjalët se ajo është një “grua e trashë” dhe pas një zhurme që u bë në opinion lidhur me këtë, i njëjti pastaj tha se ishte keqkuptuar dhe se ai kishte menduar që ajo ishte “e trashë në tru”.

Apelet e tilla nga një mendësi mashkullore nuk ishin ndihmesë në zgjedhje: partia e z. Haradinaj fitoi vetëm 7 për qind të votave.

Sfidat me të cilat përballen deputetët e reja të gjinisë femërore janë të mëdha. Korrupsioni është i shtrirë në shkallë të gjerë, pabarazia e madhe dhe zhvillimi i ulët. Pothuajse një e treta e popullsisë është e papunë, me një shkallë të papunësisë në mbi 50 për qind për të rinjtë dhe 80 për qind për gratë, sipas disa statistikave.

Zonja Bala, aktivistja, tha se ndërsa 60 për qind e të diplomuarve universitarë çdo vit janë gra, 70 për qind e ofertave të punës u shkojnë burrave.

Shumë nga kandidatet e gjinisë femërore qartësisht kishin si shënjestër këto  çështje gjatë fushatës së tyre elektorale.

Doarsa Kica, avokate 30-vjeçare, hoqi dorë nga puna e saj për të kandiduar në një platformë anti-korrupsion, duke cituar takime në gjykatë me gjyqtarë të korruptuar dhe me një lloj zemërimi ndaj politikanëve “që jetojnë në shtëpi miliona euroshe ndërkohë që ata marrin vetëm një pagë mujore 1,000 euro ”.

Zonja Kica u bashkua me opsionin politik të zonjës Osmani, ish profesoreshë e saj në Universitetin e Prishtinës, dhe fitoi një ulëse në Parlamentin e Kosovës.

Prezenca e grave në politikën kosovare ka qenë një proces i gjatë dhe i dhimbshëm.

Kosova ka pasur një presidente grua, por kjo ishte rezultat i një marrëveshje të fshehtë të aranzhuar nga Shtetet e Bashkuara, e cila udhëhoqi një fushatë bombardimesh të NATO-s që stopoi kontrollin e Serbisë në territorin e Kosovës në vitin 1999 dhe që atëherë ka luajtur një rol të madh në çështjet e saj.

Kombet e Bashkuara, të cilat administruan Kosovën për gati një dekadë pas luftës, vendosën gjithashtu një sistem kuotash në vitin 2000 që u garantonte grave 30 për qind të ulëseve në Parlament.

Mirëpo, me votuesit tashmë të mësuar me prezencën e grave në Parlament dhe të zhgënjyer me shumë politikanë të gjinisë mashkullore, kandidatet e gjinisë femërore po fitojnë përfaqësimin e plotë. Zonja Bogujevci, për shembull, së pari hyri në Parlament në vitin 2017 nën sistemin e kuotave, por, pasi dyfishoi numrin e votave të saj me 14 shkurt, ajo pastaj e fitoi ulësen vetë, pa ndihmën e kuotës gjinore.

Igballe Rogova, aktiviste për të drejtat e grave, tha se votuesit tani po i shohin kandidatet “jo si gra me kuota, por si politikane që bëjnë premtime dhe i mbajnë ato dhe i meritojnë ato vota”.

Albin Kurti, i cili udhëheq një parti të qendrës së majtë dhe i cili i bashkoi forcat me zonjën Osmani, ka një rekord të mirë të promovimit të grave. Shkurtimisht kryeministër vitin e kaluar, ai i vendosi gratë në postin e ministrave të një të tretës së ministrive të Kosovës. Qeveritë e mëparshme kishin emëruar vetëm një ose asnjë grua për ministre.

Opsioni i përbashkët elektoral që ai e udhëhoqi me znj. Osmani u zotua se të gjitha agjencitë dhe ndërmarrjet shtetërore  do të urdhëroheshin të zbatonin barazinë në punësim. Qeveritë e dominuara nga ish-komandantët e UÇK-së kishin rezistuar për vite me radhë duke u dhënë grave që kishin qenë pjesë e luftës statusin dhe pensionet e akorduara për luftëtarët e gjinisë mashkullore.

Znj. Bala e cila kishte kapur armën në luftë, tha se shumë gra kishin marrë pjesë në luftën e armatosur kundër forcave serbe, por më vonë ishin lënë jashtë kësaj të vërtete. “U krijua një mit që vetëm burrat janë të fortë dhe mund të luftojnë”, tha ajo.

Një çështje tjetër tensionuese ka qenë nëse të mbijetuarit e përdhunimit, nga të cilët kishte mijëra gjatë luftës, duhet të njiheshin me statusin e viktimave të luftës që kishin të drejtën e një page mujore qeveritare.

Prezenca e grave në politikën kosovare ka qenë një proces i gjatë dhe i dhimbshëm.

Kosova ka pasur një presidente femër, por kjo ishte rezultat i një marrëveshje të fshehtë të inxhinieruar nga Shtetet e Bashkuara, e cila udhëhoqi një fushatë bombardimesh të NATO-s që stopoi kontrollin e Serbisë në territorin e Kosovës në vitin 1999 dhe që atëherë ka luajtur një rol të madh në çështjet e saj.

Kombet e Bashkuara, të cilat administruan Kosovën për gati një dekadë pas luftës, vendosën gjithashtu një sistem kuotash në vitin 2000 që u garantonte grave 30 për qind të ulëseve në Parlament.

Mirëpo, me votuesit tashmë të mësuar me prezencën e grave në Parlament dhe të zhgënjyer me shumë politikanë meshkuj, kandidatet femra po fitojnë përfaqësimin e plotë. Znj. Bogujevci, për shembull, së pari hyri në Parlament në vitin 2017 nën sistemin e kuotave, por, pasi dyfishoi numrin e votave të saj me 14 Shkurt, ajo pastaj e fitoi ulësen vetë, pa ndihmën e kuotës gjinore.

Igballe Rogova, aktiviste për të drejtat e grave, tha se votuesit tani po i shohin kandidatet femra “jo si gra me kuota, por si politikane që bëjnë premtime dhe i mbajnë ato dhe i meritojnë ato vota”.

Kurti, i cili udhëheqë një parti të qendrës së majtë dhe i cili i bashkoi forcat me zonjën Osmani, ka një rekord të mirë të promovimit të grave. Shkurtimisht kryeministër vitin e kaluar, ai i vendosi gratë në postin e ministrave të një të tretës së ministrive të Kosovës. Qeveritë e mëparshme kishin emëruar vetëm një ose asnjë grua për ministre.

Opsioni i përbashkët elektoral që ai e udhëhoqi me znj. Osmani u zotua se të gjitha agjensitë dhe ndërmarrjet shtetërore  do të urdhëroheshin të zbatonin barazinë në punësim. Qeveritë e dominuara nga ish komandantët e UÇK-së kishin rezistuar për vite me radhë duke u dhënë grave që kishin qenë pjesë e luftës statusin dhe pensionet e akorduara për luftëtarët meshkuj.

Znj. Bala e cila kishte kapur një armë në luftë, tha se shumë gra kishin marrë pjesë në luftën e armatosur kundër forcave serbe, por më vonë ishin lënë jashtë kësaj të vërtete. “U krijua një mit që vetëm burrat janë të fortë dhe mund të luftojnë”, tha ajo.

Një çështje tjetër tensionuese ka qenë nëse të mbijetuarit e përdhunimit, nga të cilët kishte mijëra gjatë luftës, duhet të njiheshin me statusin e viktimave të luftës që kishin të drejtën e një page mujore qeveritare./The New York Times