Nesër vihet guri i themelit për 50 shtëpi për nevojtarët në Mitrovicë

Është paralajmëruar që nesër do të vihet guri i themelit i 50 shtëpive për familjet në nevojë në fshatin Frashër të Mitrovicës.

Siç bëhet e ditur, guri i themelit për këto shtëpi do të fillojë nga ora 12:00.

Në njoftimin e Komunës së Mitrovicës thuhet se i pranishëm në këtë ceremoni do të jetë kryetari i Komunës, Agim Bahtiri si dhe Halil Kastrati, humanisti nga shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.