Salla e Kuvendit e fotografuar në kohën kur është dfashur të fillojë seanca. Foto: Kallxo.com

Nesër vazhdon seanca e Kuvendit, 5 pika në rend të ditës

Gjatë ditës së nesërme pritet të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.

Vazhdimi i seancës është paraparë të mbahet nga ora 10:00 ndërsa në rend dite do të jenë pesë pika.

Gjithashtu, në një njoftim të Kuvendit të Kosovës, thuhet se për shkak që pjesa e sallës plenare si dhe ballkoni i cili do të jetë në dispozicion të deputetëve, prezenca e mediave do të jetë e pamundur.

Deputetët po shfrytëzojnë edhe pjesën e ballkonit të Kuvendit ku qëndrojnë gazetarët për shkak të masave të rekomanduara nga MSH dhe IKSHP për parandalimin e COVID-19.

Për shkak të mungesës së kuorumit në seancën e kaluar kanë mbetur pa u trajtuar këto pika të rendit të ditës, të cilat do të trajtohen nesër:

4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,

5. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,

6. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

7. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,

8. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.

Transmetimin e seancës së nesërme do të mund ta ndiqni në web faqen e Kuvendit të Kosovës si dhe në RTK.