Nesër vazhdojnë gërmimet për mbetje mortore në kampusin e UP-së

Gjatë ditës së nesërme do të vazhdojne gërmimet për mbetjet mortore gjatë kohës së luftës në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Anëtari i Komisionit për Personat e Pagjetur, Kushtrim Gara, në një përgjigje për KALLXO.com, ka thënë se ditën e premte vazhdojnë gërmimet dhe do të zgjasin sipas nevojës.

“Gërmimet vazhdojnë të premten. Ishim në dilemë, jo për shkak të pushimit, por për shkak të 28 Nëntorit, por nesër vazhdojnë punimet, domethënë nuk kanë përfundu. Janë në vazhdim, sepse ideja është tërë hapsirën e shënuar, në bazë të informatave do ta trajtojmë në kuptimin e gërmimit vlerësues. Ka edhe një pjesë të lokacionit që nuk është vlerësuar, në kuptimin e gërmimit, kshtu që do të vazhdojmë të premten, varësisht prej nevojës”, ka thënë Kushtrim Gara.

Sipas tij, gjatë dy ditëve të gërmimit, nuk është gjetur asgjë deri më tani.

Gërmimet kishin filluar të martën me urdhër të prokurorisë, pasi kishin mbledhur informata se në këtë lokacion në kohën e luftës janë varrosur njerëz.

Nisin gërmimet për mbetje mortore në kampus të UP-së