Nesër shfaqet filmin 'Nëntor i ftohtë', mblidhen fonde për shërimin e regjisores Berisha

Filmi “Nëntor i Ftohtë” me regji të Ismet Sijarinës shfaqet nesër, 3 dhejtor 2019, në Kino ‘Armata’ në Prishtinës duke filluar nga ora 20:00.

Menaxhmenti i Kino ‘Armatës’ përmes një postimin në Facebook, bën të ditur se fondi i mbledhur nga shitja e biletave do të shkojë për shërimin e regjisores Burbuqe Berisha.

“Shfaqja e këtij filmi organizohet me qëllim të mbledhjes së fondeve për shërimin e koleges dhe mikeshës sonë, regjisores Burbuqe Berisha. Kontributi minimal për të gjithë shikuesit është 3 euro, por sipas mundësisë jeni të mirëseardhur të kontribuoni edhe me ndonjë shumë më të madhe. Organizatorët e shfaqjes së filmit do ta bëjnë publike shumën e mbledhur dhe do t’ia dorëzojnë familjarëve të Burbuqes”, thuhet në postimin e Kino ‘Armata’ në Facebook.

Regjisorja Burbuqe Berisha është duke u përballur me një sëmundje që kërkon trajtim të gjatë.