Nesër seancë e jashtëzakonshme për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme me vetëm një pikë të rendit të ditës – shqyrtimi i dytë i Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, seanca do të fillojë nga ora 11:00.

Kuvendi gjithashtu ka njoftuar se duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, vazhdon të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, prezenca mediave në këtë seancë do të jetë e pamundur.