Varrezat në Krushë (Arkiv). Foto: Ekrem Fazliu

Nesër rivarrosen mbetjet mortore të viktimave të luftës të masakrës së Krushës së Vogël

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka bërë të ditur se mbetjet mortore të shtatë viktimave të luftës, nga Masakra e Krushës së Vogël, me kërkesë të familjeve dhe me përkrahje institucionale, do të rivarrosen nesër, më 26 mars 2022, në përvjetorin e Masakrës së Krushës së Vogël.

Komisioni Qeveritar ka bërë të ditur përmes një njoftimi, se ceremonia e varrimit të shtatë viktimave të Masakrës së Krushës së Vogël fillon nesër në ora 12:00 në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në fshatin Krushë e Vogël, Komuna e Prizrenit.

Hysen (Maxhun) Zylfiu, viti i lindjes 1935, i zhdukur me datën 26.03.1999;

Nue (Shyt) Prenkaj, viti i lindjes 1960, i zhdukur me datën 26.03.1999;

Sami (Aziz) Shehu, viti i lindjes 1974, i zhdukur me datën 26.03.1999;

Ahmet (Manush) Berisha, viti i lindjes 1938, i zhdukur me datën 26.03.1999;

Nuredin (Qazim) Shehu, viti i lindjes 1927, i zhdukur me datën 26.03.1999;

Skifter (Osman) Batusha, viti i lindjes 1981, i zhdukur me datën 26.03.1999;

Komisioni ka bërë të ditur se procedurat administrative të dorëzimit të mbetjeve mortore të të shtatë viktimave të luftës, që ishin në Listën e Personave të Zhdukur, janë kryer sot në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Familjarët e personave të identifikuar janë pritur sot në një takim nga përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, zyrtarët të Institutit të Mjekësisë Ligjore, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, përfaqësues të EULEX-it dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.