Nesër rifillojnë pagesat e granteve për bizneset përfituese në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se nga dita e nesërme do të rifillojnë pagesat e granteve për bizneset private.

Sipas Ahmetit, këto pagesa rifillojnë pas përfundimit të të gjitha procedurave administrative.

“Do të mundohemi ti procesojmë sa më shpejtë edhe pse do të kryhen në grupe nga 100. Pagesat për covid do të procesohen më shpejtë sepse thesari i proceson më shpejtë”, ka shkruar Ahmeti në ‘Facebook’.

Fondi për biznese të vogla ishte ndarë nga Komuna e Prishtinës në fund të vitit 2020, por bizneset ende nuk kanë marrë këto pagesa për shkak të procedurave që fillimisht u ndërprenë për shkak të mbylljes së vitit fiskal.

Prishtinë, komuna ende në pritje të Ministrisë së Financave për pagesat e bizneseve