Nesër publikohen të dhënat e regjistrimit të diasporës

Ministria e Diasporës ka njoftuar se nesër do të publikohen rezultatet e regjistrimit të diasporës.

Sipas njoftimit, ministria do të publikojë rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës nëpër shtete sipas ndarjes territoriale e administrative.

Publikimi i këtyre të dhënave pritet të bëhet të martën në hotel ‘Sirius’ në Prishtinë, me fillim nga ora 10:00.