Nesër protestë ndaj sjelljes së Tomë Gashit

Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS), ka paralajmëruar protestë për sjelljen e avokatit Tomë Gashi ndaj një lypësi në Prishtinë.

Protesta sipas njoftimit, do të mbahet nesër, me fillim prej orës 12:00.

Protestuesit do të mblidhen para zyrës së avokatit Gashi, përkatësisht në rrugën “Rexhep Luci”, në kryeqytet.

“Nesër me datë 19.02.2020 (e mërkurë) në ora 12:00 ftojmë të gjithë aktivistët dhe qytetarët e Kosovës që të mblidhen para zyrës së Avokatit Tomë Gashi ( Rr.Rexhep Luci, afër Kino ABC) për të protestuar sjelljen abuzive dhe shkeljen e të drejtës themelore për dinjitet”, njofton YIHR në Facebook.

Avokati Tomë Gashi më 14 shkurt është parë duke shqelmuar paratë e një person i cili po kërkonte lëmoshë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Avokati Tomë Gashi ia shqelmon paratë e mbledhura një lypsari në sheshin e Prishtinës