Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nesër pritet të vaksinohen të moshuarit në qendra të të moshuarve dhe pacientët në dializë

Nesër fillon vaksinimi me vaksinën ‘AstraZeneca’ për të moshuarit e vendosur në shtëpitë e kujdesit për të moshuar,  punëtorët socialë që kujdesen për ta dhe pacientët në dializë.

Vaksinimi i të moshuarve do të bëhet  në qendrat e të moshuarve në Prishtinë, Suharekë, Skënderaj, Istog dhe Graçanicë, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Qytetarët e Prishtinës do të vaksinohen në qendrën “1 Tetori”, kurse të tjerët, secili në njësinë e vaksinimit të QKMF-së në komunën ku jeton.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë vaksinimi bëhet nga ora 08:00-19:30.

Vaksinimi në Kosovë ka filluar më 29 mars 2021, pasi që Kosova një ditë më parë kishte pranuar kontingjentin e parë të vaksinave “AstraZeneca” nga kompania COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.