Nesër pritet të përfundon rinumërimi i votave

 

Rinumërimi i votave po shkon drejt përfundimit. Valmir Elezi nga Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve ka deklaruar se procesi i rinumërimit pritet të përfundojë deri të dielën.

“Në Qendrën e Numërimit po vazhdon procesi i rinumërimi të vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i dhe sipas të dhënave të fundit, vetëm sot (e shtunë) deri në orën 16 janë rinumëruar 67 vendvotime. Në përgjithësi, numri i vendvotimeve që janë rinumëruar nga pasditja e 13 nëntorit dhe deri më tani është: 1307 vendvotime apo 92.89%”, ka thënë Elezi.

“Kanë mbetur edhe 100 vendvotime për t’u rinumëruar dhe ky proces pritet të përmbyllet deri nesër, e diele”, ka thënë Elezi.

Kallxo.com ka raportuar në vazhdimësi për procesin e rinumërimit të votave në QNR – LINK