Nesër përsëritet procesi zgjedhor në Tërnoc

Nesër në Tërnoc pritet të mbahen zgjedhjet pasi të njëjtat dështuan të mbahen të enjten e kaluar.

Kështu njoftoi kandidati shqiptar për deputet, Shaip Kamberi.

“Nesër, më 30 qershor, sërish do të kemi zgjedhje. Zgjedhje për ta përmbyllur me sukses betejën tonë të stërzgjatur për përfaqësim të denjë. Betejë e cila po zgjatet për muaj, jo me fajin tonë, por me fajin e atyre që nuk dëshirojnë të na shohin politikisht aktivë”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Javën e kaluar ai akuzoi komisionarët e partisë së Ivica Daçiq për pengesë. Ndërsa, të enjten pati edhe paralajmërime të rrejshme për bombë në një qendër të votimit.

Ky është postimi i plotë i Kamberit në Facebook: