Logo e NP KRU" Prishtina"

Nesër pastrohet rezervuarit i Kronit, një pjesë e Fushë Kosovës mbetet pa ujë

Gjatë ditës së nesërme, KRU ”Prishtina” ka planifikuar të bëjë pastrimin e rezervuarit të ujit në objektin prodhues Kroni në komunën e Fushë Kosovës.

Sipas komunikatës, në kuadër të pastrimit të rezervuarit do të realizohen edhe disa riparime të domosdoshme në këtë sistem  me ç’ rast , konsumatorët të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i objektit prodhues Kroni/Kuzmin, nuk do të kenë furnizim me ujë që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së nesërme e deri në mbrëmje.

KRU”Prishtina” ka thënë përmes komunikatës ka njoftuar se, pastrimi i rezervuarit dhe riparimet e nevojshme në rrjetin ekzistues, janë të domosdoshme bazuar në shërbime cilësore për konsumatorët e zonës në fjalë.