Gabriel Escobar, Albin Kurti dhe Miroslav Lajçak në konferencë për media | Foto: ZKM

Nesër paradite, Kurti takon Lajçak, Escobar dhe 3 këshilltarët për politikë të jashtme

Nesër në orët e paradites, kryeministri Albin Kurti do t’i pres në takim Këshilltarët për Politikë të Jashtme të presidentit të Francës, Italisë, Gjermanisë, përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak si dhe emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Vizita e nesërme, është paralajmëruar dje nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Petar Stano përmes një konference për media.

“Mund të konfirmoj se emisari Lajçak do të udhëtojë këtë javë në rajon, që është në kuadër të tentimeve për ta avancuar dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Lajçaku do ta vizitojë Kosovën e Serbinë këtë të premte, në Prishtinë do të takohet me kryeministrin Albin Kurti e në Beograd me presidentin Aleksandar Vuçiq, ku do të diskutohen hapat e ardhshëm në normalizimin të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë” – tha Stano.

“Në këtë vizitë emisari Lajçak do të përcillet nga këshilltarët për politikë të jashtme të presidentit të Francës, kancelarit të Gjermanisë dhe kryeministrit të Italisë, si dhe nga zv.sekretari amerikan Gabriel Escobar” – shtoi ai.

Lajçak, Escobar dhe 3 zyrtarë të tjerë të premten në Prishtinë