Nesër nuk do të ketë ujë për 8 orë në tri lagje të Prishtinës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të realizohen punime teknike në gypin magjistral Badoc – Prishtinë.

Sipas KRU “Prishtina”, realizimi i punimeve të tilla bëhet gjithnjë për funksionim më të mirë të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, ndërsa gjatë ditës së nesërme duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 18:00, pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin: Lagjja e Spitalit, Mati 1 dhe Bregu i Diellit në Prishtinë.

Ujësjellësi rekomandon që në momentin që uji vjen në kroje, të lihet për të rrjedhur për pak minuta, për shkak që mund të jetë i turbullt, deri në shpëlarjen e linjës.