Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nesër nis projekti i vendosjes së ngjitëseve për identifikimin e veturave të paregjistruara

Nga nesër do të nis implementimi i projektit për vendosjen e ngjitëseve (stikerave) me qëllim identifikimin e makinave të paregjistruara.

Sami Mazreku, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve në një përgjigje për KALLXO.com ka thënë se qytetarët nuk do të paguajnë para shtesë për vendosjen e ngjitëseve.

Ky projekt është memorandum në mes BKS-së, BQK-së dhe Ministrisë së Infrastrukturës i cili përmes një ceremonie,  nesër në ora 13:00 do të vendoset ngjitësi i parë në zyrat e ARC-së .

 

Shtyhet për 15 mars fillimi i vendosjes së letrave ngjitëse për identifikimin e veturave të paregjistruara