Foto: Komuna e Prishtinës

Nesër nis dezinfektimi për herë të dytë i rrugëve në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër për herë të dytë do të fillojë dizenfiktimin e hapësirave publike.

“Nesër fillojmë me aksionin e dezinfektimit të rrugëve dhe hapësirave publike, për herë të dytë në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

“Aksioni do të realizohet në dy mënyra: Duke bërë larjen e thellë të rrugëve me cisterna, si herën e parë. Fillojmë me rrugët parësore dhe vazhdojmë me kategoritë tjera.

Duke bërë dezinfektimin e hapësirave publike dhe mobilerisë urbane (ulëseve, shportave, shtyllave etj.) përmes pompave të krahut”, thuhet po ashtu në njoftimin e Komunës.

Ky dezinfektim është pjesë e masave mbrojtëse të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Komuna u bën thirrje qytetarëve që të shmangin maksimalisht daljet.