Nesër nga pika kufitare në Morinë deri në Bajgorë do të ketë transport të jashtëzakonshëm, apelohet për përdorimin e rrugëve alternative

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër më 15 maj, nga ora 00:10, nga pika kufitare në Morinë e deri në Bajogrë, do të bëhet përcjellja e transportit të jashtëzakonshëm, i cili do të ketë 6 automjete në shoqërim, të cilat do të jenë me një gjatësi maksimale 75 metra.

Transporti i jashtëzakonshëm nënkupton transport të mjeteve të mëdha, të cilat tejkalojnë gjerësinë e rrugës dhe mund të jenë të gjata, të cilat mund të shkaktojnë kolona në rrugë.

“Përcjellja e tyre do të bëhet: nga ora 00:10 prej pikës kufitare Morinë (Vërmicë) – Prishtinë (rrethi i termokosit) – Rruga Nacionale N2 deri në Bajgorë (Selacë)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Përcjellja e transportit të jashtëzakonshëm do të organizohet nën shoqërimin e Policisë së Kosovës dhe kompanisë përcjellëse.

“Lusim pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar në ketë periudhë kohore të zhvillimit te transportit te jashtëzakonshëm në këtë itinerar dhe ti gjejnë rrugët alternative për të mos hasur në kolona te gjata”, ka apeluar Ministria e Infrastrukturës.

Linku i itinerarit:

https://www.google.com/maps/dir/42.1558303,20.5474786/Pristina/42.9519584,20.9663803/@42.5273401,20.8163325,9z/data=!4m10!4m9!1m0!1m5!1m1!1s0x13549ee605110927:0x9365bfdf385eb95a!2m2!1d21.1655028!2d42.6629138!1m0!3e0