Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nesër në xhamitë e Kosovës do të bëhet thirrje për vaksinim kundër COVID-19

Në të gjitha xhamitë e Kosovës nesër në ligjëratën e Xhumasë do të bëhet thirrje për rëndësinë e vaksinimit kundër COVID-19.

“Në kuadër të ligjëratës së ditës së xhuma (dt.23.07.2021) ftojmë që t’i bëhet thirrje xhematit (dhe nëpërmes tyre familjarëve të tyre) që t’i përgjigjen thirrjes së Qeverisë së Kosovës për vaksinim kundër virusit Covid-19, si dhe si masë parandaluese kundër infektimit me variantin e ri të koronavirusit, të ashtuquajtur varianti indian Delta, i cili paraqet rrezikshmëri shumë më të lartë për shëndetin se sa ai aktual’, shkruan në njoftimin e Bashëksisë Islame të Kosovës (BIK).

Prej fillimit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë 333 mijë e 705 doza të vaksinës.