Kryeministri Albin Kurti. Foto: ZKM.

Nesër në mëngjes mblidhet Këshilli i Sigurimit të Kosovës

Këshilli i Sigurisë së Koosvës do të mblidhet nesër në mëngjes për të diskutuar në lidhje me ligjshmërinë.

Sipas kryministrit të Kosovës, Albin Kurti, I cili  eparalajëmroi një mbledhje të tillë, Kosova po tenton të sfidohet nga kriminelë të ndryshëm të cilëve s’po u pëlqen kushtetutshmëria.

“Mbledhje të Këshillit të Sigurisë nesër në mëngjes do të kemi me krerët e autoriteteve dhe me disa ministra. Do të diskutojmë për çështjet që mund të na shfaqen e të cilat duhet t’i kemi parasysh. Ka kriminel të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme që nuk i pëlqen ligjshmëria e kushtetuta dhe dëshirojnë ta sfidojnë shtetin. Kjo mbledhje është organizuar për të shikuar masat që janë planifikuar të merren që gjithçka të shkojë ashtu siç duhet për të zbatuar vendimin e Qeverisë”, tha Kurti.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i vendit, Albin Kurti janë kthyer sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku qëndruan për katër ditë.