Nesër në Kosovë arrin një kontingjent i ndihmave nga Turqia

Nesër në Kosovë do të arrijë një kontingjent i ndihmave nga Turqia.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

“Të mërkurën më 8 prill 2020, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” do të mbërrijë një kontingjent i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Republikës së Turqisë, për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Po ashtu bëhet e ditur se  në ceremoninë e pranim-dorëzimit do marrin pjesë ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Ardian Arifaj, këshilltar politik i presidentit të Kosovës./21Media